Të fundit

Liderët e BE kanë përshëndetur marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë

Liderët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian kanë përshëndetur marrëveshjen të cilën liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë arritur më 18 mars në Ohër.

Këshilli i BE-së mirëpret Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksin për Zbatim, i cili u arrit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë, si pjesë integrale e rrugëve të tyre drejt Evropës dhe u bën thirrje të dyja palëve ta zbatojnë këtë në mënyrë të duhur dhe në mirëbesim të përmbushin detyrimet e tyre, sipas konkluzioneve të publikuara në faqen e BE-së.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u diskutua në fund të ditës së parë të samitit, më 23 mars, gjegjësisht në darkën ku kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i njoftoi liderët për rezultatet e takimit në Ohër, njofton Radio Evropa e Lirë, transmeton Paparaci.

Para fillimit të takimit, Borrell i tha Serbisë dhe Kosovës që të fokusohen në zbatimin e marrëveshjes.

“Çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen është e kotë. Marrëveshja u dakordua. Duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për të zgjedhur. Duhet të zbatohet në tërësi, në mënyrë holistike dhe ne do të monitorojmë me kujdes se kush e zbaton dhe kush jo. Dhe unë do t’i këshilloja ata (Serbinë dhe Kosovën) që të mos i drejtojnë gishtin askujt, por të bëjnë punën e tyre”, ka thënë Borrell.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e mbajtur më 18 mars në Ohër, janë pajtuar për aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu u pajtuan që këto dokumente të bëhen pjesë integrale e procesit të anëtarësimit të Serbisë dhe Kosovës në BE.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk nënshkruan asnjë dokument për shkak se kreu i shtetit serb refuzoi. Pavarësisht mungesës së nënshkrimeve, pala evropiane dhe amerikane vlerësojnë se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe pritet zbatimi i gjithë dokumentit./Paparaci

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci