Të fundit

Redaktori i “Kosovoonline”: Kurti sot po e vazhdon agresionin e NATO-s ndaj serbëve

“Kanë kaluar 24 vjet nga fillimi i “agresionit të NATO-s” kundër RFJ-së, dhe agresioni ende po ndodh”, pretendon Velko Nestoroviq, redaktor i portalit kosovar në gjuhën serbe “Kosovoonline”, duke shtuar se “jemi dëshmitarë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përpiqet në mënyra të ndryshme ta fusë Serbinë sërish në konflikt me paktin e NATO-s”, raporton televizioni serb “TV Pink”.

Nestoroviq ka pretenduar se “agresioni vazhdoi në momentin që trupat e NATO-s hynë në Kosovë dhe i lejuan pjesëtarët e UÇK-së të bënin çfarë të donin”.

“Kurti pa problem po vazhdon të bëjë të njëjtën gjë edhe sot. Situata është e tillë që ushtria dhe policia serbe u detyruan të largohen nga Kosova dhe këto janë gjëra që nuk duhet as t’i përkujtojmë ata se ne këtë nuk do të harrojmë kurrë”, ka thënë redaktori i portalit kosovar, transmeton Paparaci.

Ai ka shtuar se “ne duhet të ecim përpara dhe se duhet të bashkëpunojmë me ato vende që na kanë bërë të gjitha këto të zeza”, duke shtuar, se “ne nuk e kemi atë luks që të shkojmë në vetë izolim”.

Nestoroviq ka thënë se “Kurti për një vit e gjysmë dëshpërimisht u mundua ta fusë Serbinë në konflikt me paktin e NATO-s” dhe ka shtuar se “të gjithë i kujtojmë incidentet dhe barrikadat”, duke “harruar” të përmend se kanë qenë pikërisht serbët e Kosovës që me urdhrin e liderit të tyre suprem, vendosën ato barrikada e që ishte shkas për acarim të marrëdhënieve me KFOR-in, gjegjësisht me NATO-n.

“Ata donin të provokonin një konflikt në veri të Kosovës në çdo mënyrë. Ata po mundohen ta tërheqin Serbinë në konflikt në çdo mënyrë”, ka pretenduar Nestoroviq dhe ka shtuar se Serbia ka treguar “pjekuri dhe mençuri” që të mos hyjë në konflikt me NATO-n”, e që në fakt u detyrua t’i largojë barrikadat ashtu siç i kishte vendosur./Paparaci

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci