Të fundit

Ramës i del në ‘pritë’ shqiptari në Londër: “Të të vijë turp nga vetja”

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtrare në Britaninë e Madhe prej disa ditësh.

Përpara se të takohej me kryeministrin britanik Rishi Sunak është përballur me një incident.

“Duhet të të vijë turp nga vetja. Krimineli shqiptar”, ka thënë një qytetar që po priste.

Rama u takua me Rishi Sunak të enjten. Konkluzioni i takimit ishte se të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Britanisë së Madhe do të kthehen në atdhe.

Të dy ranë dakort për të çuar përpara prioritetin e përbashkët për eliminimin e emigrimit të paligjshëm dhe ndëshkimin e bandave kriminale të trafikimit të njerëzve.

Ata diskutuan rritjen e bashkëpunimit operacional, duke përfshirë komunikimet e përbashkëta të nivelit të lartë për të frenuar udhëtimin e njerëzve dhe marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportat.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci