Të fundit

Abdixhiku: Gjysmë milioni euro humbje në Trust çdo ditë, Qeveria në gjumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Qeverinë se nuk po bën asgjë, për siç ka thënë ai, humbjen e vlerës së kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale.

Ai ka kritikuar Qeverinë që nuk po e cakton bordin e këtij Fondi.

“Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullsitët vazhdojnë rehatinë. Plot 36 milion euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjen as brengën e as kohën të caktojë një Bord”, ka shkruar Abdixhiku.

Kritika për rënien e vlerës së mjeteve të investuara nga Trusti kanë shfaqur edhe deputetë të tjerë të opozitës.

Ndërkaq në një sqarim për gjendjen e investimeve, Fondi të martën e kësaj jave ka bërë të ditur se në portofolin ku përfshihen të gjithë kontribuuesit deri në moshën 63-vjeçare, ka një rënie prej 36 milionë eurosh në periudhën 1 janar – 20 mars. Ndërsa për portofolin konserativ (ku përfshihen të gjithë kontribuuesit e moshës 63-vjeçare e më shumë), ka kthim pozitiv prej 800 mijë eurosh.

“Bazuar në përvojën e institucionit dhe përbërjes së portofolit aktual investues, nuk mund të themi që mjetet e FKPK-së si tërësi janë të rrezikuara, por gjithsesi institucioni është në gjendje të vështirë pa organin kryesor vendimmarrës sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në sqarim.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci