Të fundit

Mjeku kosovar tregon tri dobitë shëndetësore që i ndodhin trupit të njeriut gjatë agjërimit

Muslimanët në Kosovë e në shumë vende të botës tashmë kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit. Një muaj agjerim është misioni që besimtarët pritet ta kryejnë. E përveç dobive shpirtërore, agjërimi sjell me vete edhe një mori efektesh pozitive shëndetësore.

Ismail Lutolli, Subspecialist-Dietolog-Nutricionist, tregon për Telegrafin se agjërimi është ‘shërim i heshtur’ i tërë organizimit të njeriut.

Kjo pasi siç thotë ai, gjatë këtij procesi organizimi i agjëruesit pastrohet nga toksinat si dhe tepricat e tjera të krijuara gjatë tërë vitit.

“Njeriu ka nevojë për një nisje të re në jetën e tij. Organizmi ka nevojë për ripërtëritje dhe regjenerim të përgjithshëm. Muaji Ramazan është rasti ideal për një nisje të re. Agjërimi për organizmin është një pushim dhe ripërtërije nga niveli qelizor e tutje. Pra, është një shërim i heshtur i tërë organizmit duke eliminuar toksinat e tepricat tjera të krijuara gjatë një viti”, shprehet Lutolli.

Ai tutje thotë se agjërimi i muajit Ramazan është rasti ideal që më një dietë të ekuilibruar të arrijmë të largojmë tepricat e grumbulluara, të shtojmë vetëkontrollin në ushqim dhe të ndodhin tri gjëra të rëndësishme në organizëm:

-detoksikimi

-regjenerimi

-mjekimi i përgjithshëm

“Shpeshherë ne e teprojmë në shumë gjëra gjatë jetës, kështu ndodhë edhe me ushqimin që marrim. E tërë kjo tendencë sjellë deri te pesha e tepërt (obeziteti) dhe çrregullimet tjera me shëndetin. Përfshirë sëmundjet e ndryshe (kardiovaskulare, malinje etj)”, shprehet tutje Lutolli.

“Në këtë gjendje vazhdojmë me tendencat tjera që me dieta të shpejta dhe sforcimin e skajshëm fizik, të rikthejmë peshën dhe e tërë kjo e thellon edhe me shumë çrregullimet e shëndetit. Në këtë gjendje shpeshherë edhe të pashpresë, vie një muaj, muaji Ramazan kur ndryshimet janë të mundshme, me pak vullnet dhe angazhimin tone”.

E për të gjithë ata që agjërojnë, nutricionisti ka disa këshilla sa i përket mënyrës së të ushqyerit.

“Ajo që duhet të kemi kujdes është që vaktet t’i organizojmë mirë dhe të marrim sasi të mjaftueshme të ujit apo lëngjeve”, thotë ai treguar se kjo arrihet duke mos e tepruar me sasi të mëdha të ushqimit, por duke pasur kujdes që ushqimi të cilin e konsumojmë të përmbajë të gjithë përbërësit e nevojshëm si proteina, karbohidrate, yndyra të shëndetshme, vitamina dhe minerale.

Lutolli gjithashtu sugjeron që të rritet numri i vakteve në mënyrë që të mos shfaqen probleme metabolike.

“Gjatë periudhës së agjërimit, të gjithë ata që mbajnë Ramazan, ushqehen në dy vaktet kryesore, siç janë iftari dhe syfyri, por është shumë e rëndësishme rritja e numrit të vakteve, për të mos përjetuar probleme metabolike. Për këtë arsye, mundohuni të konsumoni edhe një vakt pas iftarit ose para gjumit së paku 1 orë”.

Ai thotë se Ramazani është muaj i shëndetit dhe sugjeron agjëruesit që të mos i ndalin veprimtarinë, punën dhe aktivitetet tjera ku kërkohet edhe angazhim fizik.“Muaji Ramazan është muaj i shëndetit dhe aktiviteti në fushën intelektuale si mësimi, studimet duhet të jetë i plotë”, shprehet mes tjerash nutricionisti.

Lutolli ka disa sugjerime edhe sa i përket ushqimeve që preferohet të konsumohen gjatë Ramazanit. Ai thotë se për iftar duhet të konsumohen ushqim që tretet lehtë dhe shpejt, ndërsa për syfyr ushqim që përpunohet më ngadalë.

“Nuk kemi nevojë të konsumojmë në iftar sasi të dyfishuar të ushqimit, pasi në këtë mënyrë do të ngarkojmë tërë organizmin duke filluar nga lukthi, mëlçinë, zemrën etj. Pra, sasia e ushqimit duhet të jetë sa për një vakt normal. Ushqimin duhet ngrënë ngadalë dhe duhet përtypur mjaftueshëm. Duhet të konsumojmë ushqime të pasura me vitamina dhe minerale, pemë dhe perime, në veçanti ato sezonale”.

Sipas tij, ka shumë rendësi edhe konsumimi i sasisë së mjaftueshme të ujit, por jo përnjëherë, pra herë pas here – pasi kjo është mënyra me e drejt e përthithjes nga organizmi, qelizat.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci