Të fundit

Jori dhe Lorenci kalojnë natën bashkë në suitë, ja çfarë ndodhi

Një suitë që fillimisht u realizua për çiftin Kiara dhe Luiz, të cilët kaluan disa netë aty të ndarë nga pjesa tjetër e banorëve, tashmë është shfrytëzuar edhe nga banorët e tjerë.

Pas tyre edhe Olta dhe Dea kaluan një natë së bashku pasi aktroja doli më pak favoritja për të qëndruar në shtëpi në nominimin me Kiarën.

Ndërkohë, mbrëmë (e enjte) kjo dhomë ishte rezervuar për dy prej banorëve të rinj që u bën pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP disa javë më parë, modelja Jori Delli dhe këngëtari Lorenc Hasrama.

Dyshja që një ditë më parë kishin bërë rrëmujë shtëpinë bashkë me banorin tjetër Gertin, u shpërblyen nga ‘Vëllai I Madh’ për të darkuar se bashku dhe kaluar një natë në suitë.

Por, ndonëse deri më tani nuk kanë shfaqur ndonjë simpati për njëri-tjetrin nuk kanë munguar ngacmimet nga ana e këngëtarit për modelen.

Në një moment, Lorenci ka provokuar modelen duke i thënë se kur flet ai asaj gjithmonë I buzëqesh fytyra, më pas duke i dhuruar një puthje.

“Sa herë që flas të qesh fytyra”, i tha Lorenci.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdimi nëse po lind një çift i ri në shtëpinë e famshme apo dyshja do të ketë vetëm një raport miqësor.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci