Të fundit

Hyseni i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Jam 100 herë më LDK se ai

Ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, lidhur me akuzat se është “bashkuar me Kurtin” kundër tij dhe LDK-së.

Në një reagim në Facebook, Hyseni e ka quajtur marrëzi komentin e Abdixhikut për të.

Ai tha se nëse asgjë tjetër, opinioni e di fort mirë qëndrimin tim ndaj Albin Kurtit dhe VV-së dhe politikave shkatërruese të tyre.

Hyseni tha se është saktësisht mendësia e njësisë së VV-së në LDK, të cilës i printe Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku që e kanë sjallë LDK-në në 12%.

Postimi i plotë:

Kurti dje, si gjithnjë e futi në grackë liderin e mjerë të LDK-së, e lideri i LDK-së u përpoq t’I përgjigjej: “Ka mbaruar koha kur VV ka pasë ndikim në LDK”, tha ky Lumiri. Nuk besoj se kjo do koment. Por ja që po e komentoj! Ai, pra Lumiri e tha botërisht qê kishte një kohë kur VV kishte ndikim në LDK, por tani ajo kohë ka mbaruar!!!

Mua më vie mirë nëse ka mbaruar ajo kohë, ndonëse me vonesë dhe me pasoja, siç ishte rënja e LDK-së në 12%. E kjo është marrëzia tjetër që e thotë Lumiri qysh ne të vjetërit e LDK-së e paskemi sjellë LDK-në në 12%. Jo, jo! Eshtë saktësisht mendësia e njësisë së VV-së në LDK, të cilës i printe Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku që e kanë sjallë LDK-në në 12%.

Krejt në fund, që ta përmbyll këtë debat me Lumirit, ngase e konsideroj nën dinjitetin tim te mirrem me te, Lumir Abdixhikut i them që jam dhe do te jem 100 më LDK se ai! Përpjekja e ti për të më portretuar si njeri kundër LDK-së, vetëm sa shpërfaq mjerimin e tij politik. Përpos që është qesharake, është edhe marrëzi e llojit ë vet!

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci