Të fundit

Punëtorët teknikë të shkollave ultimatum Komunës së Prishtinës: Rritje të pagave ose grevë

€Federate Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, i ka dhënë ultimatum komunës së Prishtinës që t’i rrisin pagat për punëtorët teknikë të shkollave në kryeqytet deri të hënën.

Nëse kjo s’bëhet, Azemi theksoi se punëtorët do të hyjnë në grevë nga dita martë.

Kërkesat e punëtorëve janë që mos të ketë zbritje të pagave nga 300 në 250 euro.

Në takimin me punëtorët teknikë të 10 shkollave të komunës së Prishtinës është vendim që nëse deri të hënën në orën 16:00 nuk ka rritje të pagave, nuk do të kryhet asnjë shërbim deri në përfundim të kërkesave.

“Sot kemi ardhur që të marrim një vendim çka tutje, meqë në momentin kur ne po e mbajmë takimin, komuna e Prishtinës ende nuk ka dalë me version zyrtarë për ndryshimin e kësaj page që ne nuk guxojmë të flasim pa dalë zyrtarisht, mirëpo sot është marrë vendim që nëse deri të hënën në orën 16:00 nuk kemi dokument zyrtarë për rritjen e pagave, të martën në orën 12:00 do të takohemi dhe nëse kërkesat tona nuk janë të kënaqshme do të hyjmë në grevë dhe më nuk do të kryejmë asnjë shërbim deri në përfundim të kërkesave”, theksoi ai.

Kreu i kësaj sindikate ka ftuar edhe prokurorinë për hetimin e tenderit, pasi sic thekson ai dyshon në kurdisjen e tenderit ndërmjet komunës dhe kompanive private.

“E keqja është se po manipulohet me djersën e punëtorëve tanë për shkak të interesave të njerëzve për përfitimet e tyre individuale. Është e tmerrshme, dhe me këtë rast thërras prokurorinë që të ndërhyjë se pse ndodhi kjo, kur kjo kontratë duhet të nënshkruhet për 14 muaj, e komuna e Prishtinës ka ndarë mjete 770 mijë euro, që nënkupton se më shumë do të mbesin mjete për njerëz të tjerë se sa për fuqinë punëtore që e kemi. Është mëkat që komuna sot ofron pagë 250 euro. Me këtë shumë udhëheqësit komunal të Prishtinës dhe udhëheqësit tanë shtetëror nuk mund ta kalojnë dy ditë. Prandaj, nëse mbetet kjo, (ani se kemi informacione të mira për ndryshim), komuna e Prishtinës mos të llogaritë në mbi 120 punëtorë, sepse është vendim i prerë. Ne nuk do të punojmë me ketë pagë(250 euro)”, tha Azemi.

Pakënaqësitë e punëtorëve po ndodhin për shkak që Komuna e Prishtinës pas procedimit të tenderit për shërbime në mirëmbajtjen e shkollave me pagë neto 300 euro për këta punëtor, ka ndryshuar shumën e pagave të punëtorëve dhe procedon me 250 euro.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci