Të fundit

Këshilltarja e Osmanit i reagon ambasadorit Hill: Ka vendosur ta rishkruajë historinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka shkruar sot në rrjetet sociale se Serbia nuk dota harroj dhe nuk duhet ta harroj intervenimin e NATO-s, duke iu shprehur ngushëllime familjeve që humbën jetën gjatë luftave të vitit 1990, përfshirë fushatën ajrore të NATO-s, e cila ndodhi 24 vite më parë.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia personale për familjet e atyre që humbën jetën gjatë luftërave të viteve 1990, përfshirë si rezultat i fushatës ajrore të NATO-s. E di që populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme, e as nuk duhet ta harrojë”, shkroi Hill.

Kësaj deklarate të ambasadorit, i është përgjigjur sot Donjeta Miftari, këshilltarja e Presidentes Osmani.

Miftari u shpreh se ambasadori Hill, siç duket ka vendosur ta rishkruajë historinë.

Sipas Miftarit ndërhyrja e NATO-s nuk ka qenë dështim diplomatik, por ishte përgjigjje ndaj veprimeve të regjimit brutal dhe gjenocidial të Millosheviqit.

“Duket se Ambasadori Hill ka vendosur të rishkruajë historinë. Ndërhyrja nuk ishte rezultat i ‘dështimit të diplomacisë’. Serbia me të vërtetë nuk duhet ta harrojë atë, pikërisht sepse ndodhi si përgjigje ndaj veprimeve të një regjimi brutal dhe gjenocidal”, shkroi ajo.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci