Të fundit

Zjarri në “ELKOS”, Kelmendi: Dëmet janë rreth 35 milionë euro

Biznesmeni i njohur dhe pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi, pas zjarrit që ka përfshitë sot depon e importit të Elkos Center në Pejë, ka thënë se punonjësit e ndërtimit të asfiksuar, të cilët morën tretman mjekësor, janë liruar në shtëpi dhe të njëjtëve kompania do t’iu qëndrojë afër sipas nevojës.

Ndërsa, dëmi i shkaktuar nga djegia e objektit llogaritet të jetë rreth 35 milion euro.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë detaje nga djegia e objektit, në të cilin sipas tij, zjarri ka shpërthyer sot (e shtunë) rreth orës 08:15.

Kelmendi ka thënë se “Punonjës të ndërtimit të asfiksuar, fatmirësisht të liruar në shtëpi, do ju qëndrojmë afër sipas nevojës!”.

“Dëmet në vlerësimin e para, nga ajo që kam informacion deri në këtë fazë, janë rreth 35 milion euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë jo-ushqimore”.

Ai tutje ka shkruar, se punëtorë të cilët janë prekur nga zjarri, do të sestimohen.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci