Të fundit

Dy vëllezër kërcënojnë një grua në Prizren, njëri nga ta është pjesëtar i FSK-së

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, shpesh herë shkaktojnë telashe më të mëdha mes qytetarëve. Në konflikt e sipër, në shumë raste shkëmbehen ofendime e kërcënime mes palëve, duke u dashur kështu ndërhyrja e Policisë për t’i zgjidhur problemet, shkruan Sinjali.

Për shkak të një rruge, dy vëllezër dyshohet se kanë kërcënuar një grua në fshatin Pllanjanë të Prizrenit.

36-vjeçarja është detyruar të kërkojë ndihmën e Policisë, teksa Sinjali merr vesh se njëri nga të dyshuarit është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Bazuar në dëshminë e viktimës, 39-vjeçari ishte jashtë detyrës zyrtare, kur bashkë me vëllain e tij dyshohet se kanë kërcënuar gruan.

Si rezultat i denoncimit, dy vëllezërit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci