Të fundit

“Si u katandisëm kështu?”, Hoti i “mëshon” Kurtit: Asnjë ministri nuk po punon gjë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka pasur disa kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se asnjë ministri nuk po punon gjë.

Sipas tij, në janar është rritur tatimi në pronë për 100%, kure nga 1 prilli rritet energjia elektrike për rreth 15 për qind.

Ish-kryeministri teksa tha se çmimet e konsumit mbesin të larta, u shpreh se investimet kanë rënë në nivelin më të ulët për shumë vite.

Ai po ashtu u shpreh se rritja ekonomike ka rënë nga 10% në 3% “që nuk mjafton për të mbuluar as amortizimin”, transmeton Paparaci.

“Kursimet prej 2.5 miliardë euro në Trustin Pensional janë në mëshirë të tregut pasi Trusti nuk ka Bord. Banka Qendrore nga java tjetër mbetet pa Guvernator. Investimet kapitale të shtetit janë të papërfillshme pasi asnjë ministri nuk po punon gjë”, shkroi ai në Facebook,

“Askush nuk flet as nuk merret me zhvillim ekonomik dhe punësim. Nuk e sheh një ngjarje të vetme ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt i ri. Si u katandisëm kështu?!”, shtoi Hoti.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci