Të fundit

Kurti mbërrin në Tiranë, Begaj e pret në presidencë – pas pak takimi me Ramën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Presidencë, i shoqëruar nga një delegacion. Ai është pritur në hyrje nga presidenti Bajram Begaj, ku parashikohet të kalojë rreth 30 minuta me kreun e shtetit për të shkuar më pas në kryesinë e Kuvendit, ku do të takohet me Lindita Nikollën.

Takimi vijues do të jetë me kryeministrin Edi Rama. Siç raporton gazetarja Esiona Konomi, nuk është një takim zyre por një drekë pune tek vila qeveritare afër kryeministrisë. Pas drekës me Ramën, Kurti do të ketë një takim edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas informacioneve, në fokus të diskutimeve do të jetë marrëveshja e pafirmosur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti ka për qëllim që të informojë politikanët shqiptarë për atë që është dakordësuar në Ohër me Serbinë në takimin disa orësh që u mbajt me 18 Mars, raportojnë mediat në Tiranë, transmeton Paparaci.

Në marrëveshjen e arritur në Ohër, palët kanë rënë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre si dhe Kosova të nisë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Një tjetër dakordësi është arritur edhe për personat e zhdukur gjatë luftës, ndërsa për monitorimin e të gjitha pikave të aneksit të marrëveshjes do të ngrihet një Komitet i Përbashkët Monitorues që do të kryesohet nga BE-ja.

Edhe pse nuk është firmosur një marrëveshje, palët pas 12 orësh bisedime në Ohër, kanë arritur marrëveshje për të zbatuar propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci