Të fundit

Vuçiq për inteligjencën e Kosovës: Po tentojnë të depërtojnë në veri, po blejnë njerëz në Leposaviq e Zubin Potok

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shqiptarët në Kosovë kanë shërbimet e tyre inteligjente, të cilat sipas tij nuk janë naive dhe “të cilat posaçërisht bëjnë infiltrim në jug, por tentojnë ta bëjnë edhe në veri të Kosovës”.

“Disa prej tyre nuk janë shumë larg. Por ato kanë qenë prej vitesh”, tha ai kur foli për pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën.

“Sigurisht që nuk është shkruar askund. Kjo është një tjetër nga gënjeshtrat e shumta”, tha Vuçiq.

Ai gjithashtu u shpreh se inteligjenca në Kosovë po tenton të “depërtojë edhe në veri”.

“Po e bëjnë në mënyrë serioze, sidomos infiltrimi në jug është i dukshëm. Ata po tentojnë të depërtojnë edhe në veri. Ata po bëjnë përparim të caktuar duke blerë njerëz, para së gjithash, në Leposaviq dhe Zubin Potok,” tha ai.

“Atje, shërbimet tona duhet të bëjnë punë të rëndësishme kundërzbulimi dhe inteligjence. Shërbimet tona, nuk dua të them se janë më të forta se të tjerët në rajon, por guxoj të them se nuk janë më të dobëta”, nënvizoi Vuçiq.

 

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci