Të fundit

Osmani firmos dekretin: Ilir Qeriqi emërohet shef i stafit në shtabin e FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka firmosur një dekret ku emëron Ilir Qeriqin si shef të stafit në shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, raporton Paparaci.

Dekreti është firmosur më 24 mars, kurse Qeriqi në Facebook është shprehur i nderuar dhe privilegjuar për besimin që i është dhënë.

Ai tha se ky dekretim nga shefja e shtetit “mbart me vete më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie” për të.

“Nuk ka ndjenjë më të lartë krenarie se sa të shërbesh me nder, integritet dhe devotshmëri për vendin. Falënderim dhe mirënjohje per Gjeneral Jasharin edhe për të gjithë anëtarët e Kabinetit te KOMFSK për bashkëpunimin! Nderi dhe respekti u takon dëshmorëve! Vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë ato vajza dhe djem që shërbejnë në uniformën e shenjtë të Ushtrisë së Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci