Të fundit

Tahiri: Anti-kushtetutshmëria në këtë qeveri është bërë standard qeverisës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka mbajtur konferencë për media ku kanë shpalosur shqetësimet e tyre për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe për gjendjen e rëndë në ekonomi, krizën e madhe që sipas tyre po mbizotëron në institucionet bazë të ekonomisë, si në BQK dhe Trust.

Zyrtarët e lartë të AAK-së folën edhe për vendimin e ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike dhe për shtrenjtimin e tatimit në pronë, transmeton Paparaci.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial vërteton se anti-kushtetutshmëria gjatë kësaj qeverisjeje është bërë e standard qeverisës.

Ai shtoi se kundërshtimet ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese shpërfaqin qasjen autoritare si dhe tentimin për kapje të çdo institucioni të pavarur nga ana e njerëzve në pushtet.

Tutje, Tahiri shtoi tha se është e patolerueshme që për çdo vendim kushtetues të ketë qëndrime politike dhe njëkohësisht shtyjnë ligje të cilat kontestohen nga Komisioni i Venecias.

Kurse, Fatmir Gashi, udhëheqës i Departmentit pët Ekonomi në AAK, foli rreth mungesës së emërimit të Bordit të Trustit, ku sipas tij, është e pakuptimtë në një situatë krize ekonomike tash e tre vite.

Sipas Gashit, Qeveria e Kosovës do duhej që tanimë ta nisë reformën për fondin pensional.

” 2 miliardë gjysmë euro të cilat menaxhohen nga Trusti Pensional janë pa mbikëqyrje. Kjo është një papërgjegjësi e madhe nga ana e Qeverisë. Nevojiten reforma në sistem pensional për të bërë liberalizim të shtyllës së dytë. Kjo do ta zvogëlonte mundësinë për humbje në Trust”, tha Gashi.

Sa i përket Bankës Qendrore, si institucioni më rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit financiar në vend, Gashi ngriti shqetësimin për vonesën e emërimit të Guvernatorit në këtë institucion.

Sipas tij, këto veprime të Qeverisë janë të pafalshme sepse rrezikojnë tej-mase stabilitetin financiar dhe rrjedhimisht ndikojnë direkt në ekonominë e vendit.

“Në vend që të merren masa emergjente për mbrojtje të mirëqenies së qytetarëve, po merren masa për rëndimin e kësaj gjendje. Qytetari po varfërohet çdo ditë e më shumë”, shtoi ai, duke iu referuar rritjes së çmimit të energjisë dhe të tatimit në pronë.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci