Të fundit

Nga bashkimi kombëtar në vetë-menaxhimin e serbëve, Tahiri – Kurtit: Si ua shpjegon këtë shqiptarëve në Tiranë?

Ish-krynegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë një reagim ndonëse të shkurtër rreth vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tiranë.

Shefi i qeverisë tregoi krerët e institucioneve në Shqipëri të dielën dhe i informoi ata rreth Marrëveshjes së Ohrit.

Megjithatë, Tahiri përmendi premtimin e Kurtit se për të ardhur në pushtet thoshte se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë.

Por, Tahiri shprehet se tani Kurti po e bën “vetëmenaxhimin e pakicës serbe” bazuar në ujdinë e arritur me Serbinë, për të qëndruar në pushtet, transmeton Paparaci.

Madje, ajo iu drejtua Kurtit se si do t’ua sqaronte këtë dallim të tij në Tiranë para shqiptarëve.

“Me ‘bashkimin kombetar’ per te ardhur ne pushtet; me ‘vetmenaxhimin e pakices serbe’ per te mbetur ne pushtet – A thua si do ta shpjegoj kete Kurti sot ne Tirane para shqiptareve”, shkroi Tahiri në Facebook.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci