Të fundit

Janjiq: Epoka e Listës Serbe ka mbaruar, barrikadat ishin detyra e tyre e fundit

Me marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, zgjidhja e “problemit të Kosovës” është rikthyer në binarë të normalizimit, gjë që çon vetëm në një drejtim.

Kështu ka vlerësuar kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

I pyetur se çfarë ka mbetur nga “sovraniteti i Serbisë në Kosovë”, Janjiq ka thënë se iluzioni ende nuk është shkatërruar plotësisht, por se “realiteti brutal mbetet – se nuk ka sovranitet”.

Ndërsa, duke iu referuar formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ai ka vlerësuar se kryetarët dhe komunat kanë shumë pushtet dhe për këtë arsye nuk sheh asnjë serb që do të hiqte dorë nga ai pushtet, “në emër të ndonjë koordinimi të quajtur Bashkimi i Komunave”.

Kështu, sa i përket Listës Serbe, ka thënë Janjiq, “epoka e saj ka kaluar, ajo ka bërë një pjesë të punës”, dhe ka vënë në dukje se barrikadat ishin detyra e tyre e fundit, “edhe pse atë e bënë profesionistë dhe ekipe të mirëkoordinuara të ndihmuara nga shteti i Serbisë”.

Janjiq madje mendon se koha e Listës Serbe ka përfunduar edhe kur bëhet fjalë me votuesit, pasi sipas tij, ata nuk e kanë përmbushur asnjë premtim.

Ndryshe, Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit që do të mbahen në katër komunat e veriut të Kosovës.

Kjo parti politike nuk ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve asnjë kandidat për pjesëmarrje në zgjedhje për kryetar në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, apo për ndonjërën nga dy kuvendet komunale, Zveçan dhe Leposaviq.

Sipas njoftimit të KQZ-së, deri në përfundim të afatit, 9 deri 22 mars, asnjë subjekt politik nuk ka aplikuar për pjesëmarrje gjatë këtij afati të ri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë veprim e ka quajtur kontroll të Beogradit, duke thënë se Beogradi vazhdimisht po ndërhynë në punët e brendshme të Kosovës.

Ai ka kërkuar që BE-ja ta dënojë Beogradin për këtë shkelje.

“Lista Serbe ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në 4 komunat veriore të Kosovës në prill. Kjo është një shenjë e qartë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës. BE-ja duhet të dënojë këtë shkelje të shpejtë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti.

Video nga Paradoks

"Ky veç po u jep peshqi": Pse populli po vazhdon ta zgjedh VV-në? Doarsa flet për sondazhet - "Nesër me shku n'zgjedhje jemi gati"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci