Të fundit

Intervistohen disa zyrtarë për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se janë intervistuar disa zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore në lidhje me zjarrin që u shkaktua të shtunën në objektin e këtij institucioni.

Në komunikatën e përbashkët me IML-në u tha se janë në pritje të raporteve me të gjeturat nga ekzaminimet e kryera, dhe në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, sipas Prokurorisë, do të ndërmerren veprime të nevojshme.

“Po ashtu ju njoftojmë se, Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë”, thuhet në komunikatën e lëshuar të dielën.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci