Të fundit

Anglia vazhdon me fitore, mposht edhe Ukrainën

Pas Italisë, edhe Kombëtarja e Ukrainës ka pësuar humbje ndaj Anglisë në ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Wembley”, Kombëtarja e Anglisë e ka mposhtur Ukrainën me rezultat solid 2:0, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi kapiteni i “Tre Luanëve”, Harry Kane, i cili shënoi në minutën e 37’ për 1:0.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes e shënoi Bukayo Saka, i cili e vulosi fitoren e Anglisë me rezultat 2:0 në minutën e 40’.

Me pikët e reja, Anglia zë vendin e parë në Grupin C në kuotën e gjashtë pikëve, krahas Ukrainës që zë vendin e fundit me asnjë pikë të arkëtuar.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Anglisë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci