Të fundit

Ronaldo mahnit fansat me makinën e tij të fundit – Ka vetëm dhjetë të tilla në botë

Cristiano Ronaldo ka lënë të mahnitur qytetarët e Madridit me paraqitjen e tij të fundit me makinën superluksoze në rrugët e kryeqytetit spanjoll.

Ronaldo, i cili njihet si një adhurues i madh i makinave të shpejta, së fundmi ka shtuar një “bishë” të re në koleksionin e tij.

dhe makina e fundit e garave kushton tetë milionë euro.

Superylli portugez ka marrë në pronësi një Bugatti Centodieci të ri, i cili kushton tetë milionë euro.

Bugatti Centodieci është një nga makinat më ekskluzive në botë për momentin.

Ronaldo u filmua pas timonit të bishës së re në Madrid, duke lënë të mahnitur fansat që po e ndiqnin atë derisa u fut në makinë.

Modeli i fundit i Bugatti, kap vlerën e tetë milionë eurove dhe në botë ka vetëm dhjetë të tilla. Bëhet fjalë për një makinë me motor W16 me vëllim tetë litra dhe 1600 kuaj fuqi dhe shpejtësia maksimale e saj është e kufizuar në mënyrë elektronike në 380 kilometra në orë. Ajo mund të përshpejtojë nga 0-100 km/h për 2.4 sekonda, që është një shifër magjepsëse duke pasur parasysh se vetura peshon pothuajse dy ton.

Koleksioni i makinave të Ronaldos deri më tani kapte vlerën e rreth 30 milionë eurove dhe pasi iu dorëzua Centodieci, vlera e koleksionit u rrit në gati 40 milionë euro.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci