Të fundit

​Agueros i përkeqësohet gjendja shëndetësore në transmetim live

Sergio Agüero mori pjesë në një transmetim live në platformën “Twitch” të Ibai Llanos dhe në një moment të bisedës ai ndaloi fjalimin duke mbajtur gjoksin.

Ai pati një shtrëngim në gjoks, duke shqetësuar kështu bashkëpjesëmarrësit e tij në këtë live, derisa vet argjentinasi tha se mund të ketë pasur telashe me ritmin e rrahjeve të zemrës.

“Çfarë ka, burrë?” e pyeti Ibai Llanos kur pa Agüero-n duke shtrënguar duart.

Aguero u përgjigj: “Mendoj se pata një mini-aritmi.” “A doni që të shkojmë te mjeku?” – u përgjigj transmetuesi. “Jo, jo. Sepse unë kam një çip dhe çipi i famshëm do të dërgojë një sinjal,”, vazhdoi Aguero, përcjellë KosovaPress.

Sulmuesi argjentinas pësoi një aritmi në tetor të vitit 2021 kundër Alavés kur ishte anëtar i klubit futbollistik të Barcelonës dhe pasi u testua nga një kardiolog, Atij më pas iu desh të tërhiqej nga futbolli. Që atëherë ai ka marrë pjesë me Ibai Llanos dhe në turne si Kings League.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci