Të fundit

Osmani në Vjenë flet për momentumin e ri për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të flasë sot për momentumin e ri të integrimit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe Evropë.

Shefja e shtetit do të jetë pjesëmarrëse në një ligjëratë dhe bashkëbisedim të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës (Shkolla e Vjenës për Studime Ndërkombëtare), Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë, si dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.

Kështu njoftoi Presidenca e Kosovës, me anë të një komunikate për media, transmeton Paparaci.

Paneli fillon në orën 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt duke klikuar këtu.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci