Të fundit

ZRrE-ja tregon për sa euro do të shtrenjtohen faturat e energjisë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka miratuar të enjten planin për rritjen e tarifave të çmimit të rrymës për 15 për qind, që do të nisë nga 1 prilli, raporton Paparaci.

ZRrE-ja tha se rritja tarifore për 15 për qind do të jetë e vlefshme për të gjitha kategoritë.

“Për konsumatorët deri 350 kilovat rritja do të jetë 2 euro e 8 cent, mbi 450 kilovat rritja do të jetë 4 euro, për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kWh, rritja mujore do të jetë deri në 5 euro,  kurse për konsumatorët mbi 800 kilovat rritja 7 euro. Për ata që harxhojnë 1000 kWh, rritja do të jetë 10.51 euro. Për ata që harxhojnë 1200 kWh, rritja do të jetë 13.80 euro”, kanë thënë nga ZRRE-ja, në mbledhjen e sotme.

Sipas kryesuesit të Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, shtrenjtimi po bëhet që të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Kësisoj, ai thotë se nëse nuk bëhet furnizimi, atëherë “kostot do të jenë edhe më të larta”.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci