Të fundit

Stacioni i Autobusëve në Prizren kalon nën menaxhim të Komunës

Stacioni i Autobusëve në Prizren ka kaluar në menaxhim të Komunës së këtij qyteti.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) për transferimin e NSH “Kosovatrans” – Stacioni i Autobusëve në Prizren nga AKP-ja në administrim dhe autorizim të Komunës së Prizrenit.

Komuna e Prizrenit ka nën menaxhim tash NSH “Kosovatrans” me të gjitha asetet dhe detyrimet që përcaktohen me ligjet në fuqi.

“Ky akt është me rëndësi të veçantë për qytetarët e Prizrenit dhe për kompanitë e transportit të udhëtarëve si dhe do të përshtatet me nevojat dhe kërkesat tyre”, tha Totaj, njofton Komuna e Prizrenit.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci