Të fundit

Kajtazi: Presidenten nuk e rrëzon askush, vetëm konstatohet zgjedhja anti-kushtetuese e saj

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se reagimi i ashpër i Blerim Velës, këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani, nënkupton përmbajtjen e vendimit që pritet ta nxjerrë Gjykata Kushtetuese lidhur me mandatet e dy deputetëve.

Kajtazi ka thënë se Vela po përdorë strategji që pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të akuzojë “Serbinë, Rusinë, mafian etj..” për rrëzimin potencial të presidentes Osmani.

“Si telall i presidentes, ai po lëshon akuza dhe kërcënime ne mënyrë qe kur te publikohet aktgjykimi, ai me thane: Serbia, Rusia, mafia, etj e rrezuan presidenten. Jo, jo. Presidenten nuk e rrezon askush”, ka thënë ai.

Sipas shkrimit të gazetarit Kajtazi, Gjykata Kushtetuese pritet vetëm të konstatojë se zgjedhja e presidentes Osmani ishte anti-kushtetuese.

“Vetem konstatohet se zgjedhja e saj eshte antikueshtetues. Sepse dy deputete qe ia kane bere kuorumin, jane deputet me vota te vjedhuna. Qe i bije se nuk jane deputete. Apo thene ndryshe, si me shku une me votu pro, kunder, apo abstenim”, ka shkruar Kajtazi.

Gazeta 10 ka raportuar të mërkurën se Gjykata Kushtetuese pritet të shpall jolegjitim procesin e zgjedhjes së dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët kishin qëndruar në seancë gjatë votimit të Vjosa Osmanit, presidente.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci