Të fundit

Pas aktgjykimit lirues, Haraqija: U kry edhe ky film

Gjykata Themelore në Prishtinë, të enjten ka shpallur aktgjykimin lirues lidhur me veprën penale krim I organizuar ndaj ish-deputetit Ukë Rugova, ish-ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Astrit Haraqija, Qefser Bahollit dhe Izet Beqirit.

Pas aktgjykimit lirues, ka reaguar ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija.

Haraiqja përmes një postimi në facebook është shprehur i lumtur lidhur me aktgjykimin lirues, duke shkruar se koha është flori.

“U krye edhe ky film. Faleminderit Baca Teki dhe Korab për durimin. Koha është flori”, ka shkruar Haraqija.

Në këtë rast, Ukë Rugova, Astrit Haraqija, Florjan Petanit, Qefser Bahollit dhe Izet Beqirit u gjykuan ndaras, pas veçimit të procedurës ndaj tyre, pasi sipas ish-gjykatëses së rastit Naime Krasniqi-Jashanica, me këtë formë gjykimi do të ishte më efikas. Pra, rasti ishte ndarë në dy pjesë, ku pesë të akuzuarit e lartpërmendur u gjykuan veçmas nga 15 të akuzuarit tjerë.

Prokuroria pretendon se ky grup, siç e cilëson kriminal, kishte për qëllim sigurimin e përfitimit material në atë mënyrë që qytetarët të pajisen me viza shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci