Të fundit

400 mijë euro investime për stadiumin “Liman Gegaj” të Malishevës

Përmes një komunikate në “Facebook”, kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka njoftuar se do të ketë më shumë se 400 mijë euro investime në infrastrukturën e stadiumit “Liman Gegaj”.

Ministri i Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ishte prezent sot në Komunën e Malishevës, ku edhe nënshkroi memorandum bashkëpunimin së bashku me kryetarin Kastrati.

Qëllimi i këtij memorandumi do të jetë ndërtimi i infrastrukturës së stadiumit të qytetit në Malishevë.

Po ashtu, kryetari Kastrati tha se synimi i komunës përmes këtij bashkëpunimi me MKRS-në do të jetë përkrahja e të rinjve, si dhe trashëgimia kulturore.

“Përmirësimi i kushteve të infrastrukturës sportive, përkrahje e të rinjve, duke mos lënë anash për asnjë moment as trashëgiminë kulturore, është një nga synimet dhe angazhimet tona të vazhdueshme, dhe në funksion të jetësimit të projekteve të kësaj natyre, në do të jemi çdo herë të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet qendrore dhe partnerë e donatorë të ndryshëm”, tha Kastrati në “Facebook”.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci