Të fundit

“Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti”, Hoti reagon pas shtrenjtimit të çmimit të energjisë

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka vazhduar edhe sot kritikat ndaj ministrit të Financave, Hekuran Muratit.

Ai ka thënë se tatimi në pronë u rrit për 100 përqind në 23 janar të vitit 2023, ndërsa më 30 mars 2023 u rrit energjia elektrike për 15.4 përqind.

“Urime!!! Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti”, ka thënë me ironi Hoti.

Ai madje ka thënë se është gëzuar që e ka mbyllur vitin 2022 me suficit, për çka ka thënë se është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale.

Ky është postimi i plotë i Hotit:

● 23 janar 2023 — Tatimi në pronë u rrit 100% për shumë familje.
● 30 mars 2023 — Energjia elektrike u rrit 15.4%.
Urime!!! Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti. Është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit. Ka harruar se suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci