Të fundit

Sot 1 vit pa Vjosën, e kujton bashkëshorti: Më mungon çdo ditë

Regjisori i njohur, Fatos Berisha një vit pas vdekjes së gruas së tij, Vjosa Berisha, ka thënë se i mungon dhe çdo ditë pa të është më e vështirë.

“Është shumë vështirë dhe nuk di si ta përshkruaj. Më mungon çdo ditë natyrisht”, u shpreh ai në një intervistë për “ABC”.

Më tej, Fatosi ka folur edhe festivalin e filmit Prifest, i cili ka qenë një organizim i realizuar nga Vjosa për 15 vite, ndërkohë që tani duket se ëndrra vazhdon.

Ai ka zbuluar se do ta organizojnë gjithmonë, edhe pse është e pamundur pasi bashkëshortja e tij e bënte me shumë dashuri.

“Prifesti vazhdon më së shumti për nder të Vjosës. Do të vazhdojmë punën e saj, sepse ajo ka qenë motorri, udhëheqja e Prifestit për 15 vite e më shumë, edhe përpara se të fillonte, përgatitjet. Normalisht, që edhe vjet e mbajtëm pavarësisht problemeve që patëm” ka thënë Berisha.

Poashtu Berisha për nder të bashkëshortës ka formuar sloganin “For her” ku do ta kujtojë përgjithmonë atë.

“Pastaj vendosëm që realisht ta mbajmë emrin e saj. Kështu që ne edhe sloganin e kemi ‘For her’ pra për të dhe do ta mbajmë përgjithmonë ‘Vjosa forever’. Do të tentojmë edhe pse është e vështirë, gati e pamundur, sepse ajo e bënte atë punë me dashuri”,tha Berisha.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci