Të fundit

Këshilltari i Osmanit publikon një dëshmi: Serbia po e shkel marrëveshjen

Këshilltari i presidentes, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po shkel përsëri Marrëveshjen e Brukselit të dakorduar në mes të Kosovës dhe Serbisë.

E ashtuquajtura “Zyra për Kosovë” në Serbi po hap gjashtë zyra të reja për të rinjtë në territorin e Republikës së Kosovës. Për këtë kanë shkruar edhe mediat serbe, ndërsa kjo ka ngjallur reagimin e Velës. Ai thotë se Serbia ka premtuar të mbyllë të gjitha institucionet paralele në Kosovë.

“Ministri i qeverisë së Serbisë dhe Petkoviç “u dakorduan” sot për hapjen e institucioneve të reja ilegale në Kosovë. Kjo është një tjetër shkelje e marrëveshjes së Brukselit., e cila në fakt do të rezultojë në shpërbërjen gjithçka të paligjshme në Kosovë”, thotë ai.

Ai shton se Serbia po vepron kështu për të mos zbatuar marrëveshjen.

“Serbia po vepron me keqbesim për të penguar zbatimin e marrëveshjes”, shton ai.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci