Të fundit

Krasniqi: Kosova s’ka fituar as njohje de facto nga Serbia

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova s’ka fituar asnjë njohje de facto nga Serbia me marrëveshjen e Ohrit, siç ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë të enjten në KTV se me këtë marrëveshje, Serbia ka fituar autonomi potenciale politike dhe mundësi më të mira.

“Njohje de facto do të ishte sikur të ishte obliguar Serbia të mos e njihte formalisht Kosovën, por të ndërronte preambulën e Kushtetutës së saj. Sikur të dakordohej për ndërrim të Kushtetutës dhe ta hiqte Kosovën dhe sikur të mos dorëzonte një notë verbale për njohjen formale, ne padyshim do të pajtoheshim që do të ishte njohje de facto. Por, njohje de facto s’ka. Ka autonomi për serbët dhe ekstraterritorialitet për kishën ortodokse serbe”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti dikur thoshte se s’do të pranonte asnjë Asociacion njëetnik, ndërsa në Nenin 7 të Marrëveshjes së Ohrit, për Krasniqin, është decidive.

“Në Nenin 7 nuk shkruan fjala ‘shqip’ e as ‘shqiptar’, është vetëm ‘serb’. Kjo është një marrëveshje që e ka vetëm një qëllim, krijimin e një niveli vetëqeverisës. Këta i thonë menaxhues, por unë kam frikë autonom”, ka shtuar ai.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci