Të fundit

I ka 225 dënime në polici: Arrestohet “makthi” i prishtinasëve, ia marrin veturën

Një veturë e tipit BMW me ngjyrë të gjelbërt u shndërrua kohëve të fundit në “makthin” e qytetarëve të Prishtinës.

Drejtuesi i kësaj veture, R.H, 34 vjeçar u ndalua sot, teksa në dosjen e tij në polici figurojnë 225 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Flora Ahmeti ka konfirmuar për Paparacin se të njëjtit iu është konfiskuar vetura.

“Personi i dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore , me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe është sekuestruar përkohsisht automjeti”, tha Ahmeti.

34-vjeçari dyshohet se ditën e djeshme bëri lëvizje të rrezikshme në rrugën Prishtinë-Podujevë, duke rrezikuar pjesemarrësit e tjerë në trafik.

“Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë , në kryqëzimin në fshatin Leban, ngasësi i automjetit të tipit BMW ngjyrë e gjelbër, bënë lëvizje të rrezikshme me automjetin në fjalë dhe rrezikon seriozisht pjesmarrësit tjerë në trafik”, tha Ahmeti.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Paparaci.com/ 

 

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci