Të fundit

Shkatërrohet banda kriminale e drogës në Britani, katër shqiptarë të arrestuar

Një bandë kriminale e trafikut të drogës me katër anëtarë shqiptarë dhe disa shtetas të huaj, është shkatërruar nga policia britanike.

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për 54-vjeçarin Kole Leshi, 23-vjeçarin Kladji Leshi, 53-vjeçari Dritan Lleshi dhe kreu i bandës 38-vjeçarin Ermal Biba.

Mediat shkruajnë se shqiptarët bashkë me disa shtetas të huaj kanë dalë para drejtësisë britanike ditën e hënë. Mësohet se gjyqi është mbajtur për tre ditë dhe është se të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke transportuar kanabis dhe kokainë nga Londra drejt zonës Harrogate.

Ditën e parë të seancës gjyqësore, të pandehurit mohuan akuzat, mirëpo ditën e dytë, Lleshi, Biba dhe një shtetas i huaj pranuan përfshirjen e tyre në bandën e trafikut të drogës.

Biba, si kreu i bandës, dyshohet se ka rekrutuar Kole dhe Kladji Leshi. Autoritete britanike kanë sekuestruar dogë e cika vlerësohet deri në 25,000paund.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci