Të fundit

“Rrëzimi i Presidentes”, Syla thotë se Kurti dhe sponsorizuesit e Asociacionit po e frikësojnë “me rrokadë”

Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me mbështetësit e zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe “po e frikësojnë” Vjosa Osmanin me rrëzim.

Ai thotë janë dy sinjale që e bën të mendojë kështu.

“Këto i shoh si cdo përpjekje për ta rrëzuar koalicionin e vet së bashku me sponzorizuesit e Asociacionit të cilët i ka me vete në cdo qosh. Janë duke e frikësuar Vjosa Osmanin me mjete të cilat edhe mund ta bëjnë rokadën. Sinjalet cka kemi parë, mund të na cojnë aty”, tha ai.

“Personalisht jam skeptik se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë. Por pyetja është bërë para një viti, e tash bash në këtë kohë po e kthen përgjigjen. Mbetet të shihet, sepse sinjalet janë këto. Serbët në veri, pjesëmarrja e tyre po duket ende larg. Sot janë djegur 3 makina në veri me targa të Kosovës. Këta nuk janë as afër asaj që është dakorduar. E dyta është se po shihet një afërsi e Albin Kurtit, e përshpejtuar me zoti Haradinaj, madje edhe në Odën e tij. Shihet dhe thotë fjalë të mëdha”, shtoi Syla.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci