Të fundit

Edhe BIK-u del në mbështetje të Marshit për Drejtësi

Edhe Bashkësia Islame e Kosovës ka dalë në mbështetje të marshit për drejtësi të ftuar nga “Liria Ka Emër” që deri më tani ka marrë shumë përkrahje të madhe.

Marshi po organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Bashkësia Islame e Kosovës beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së dhe vlerëson lart sakrificën e UÇK-së për lirinë e vendit, si një nga vlerat më të larta e të shenjta të popullit tonë.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ky është njoftimi i plotë:

Bashkësia Islame e Kosovës përkrah dhe mbështet marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Bashkësia Islame e Kosovës beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së dhe vlerëson lart sakrificën e UÇK-së për lirinë e vendit, si një nga vlerat më të larta e të shenjta të popullit tonë.
Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës, fton dhe bën apel te të gjithë besimtarët që në shenjë respekti e vlerësimi për sakrificën sublime të UÇK-së, dhe për hir të të gjithë atyre deshmorëve që dhanë jetën për liri, të marshojmë të gjithë së bashku për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, në mënyrë që t’i dalim zot vlerave tona të shenjta.
Bashkësia Islame e Kosovës, nesër, në hytben e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Kosovës do t’u bëjë thirrje besimtarëve t’i bashkohen marshit për drejtësi.
Zoti e bekoftë Kosovën!. /Paparaci.com/ 

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci