Piktori dhe karikaturisti Mentor Ejupi, i njohur si Toro ka vdekur në moshën 56-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur e bija e tij Alketa Ejupi-Bunjaku përmes një njoftimi në Facebook.
“Papa, të kam pas gjithçka – jo vetëm Babë por edhe shokun më të ngushtë në jetën time. Kemi bërë gjithçka bashkë. Nuk kam mundur të përgatite, për ketë ditë kurrë – se kam menduar edhe s’kam dashur të mendojë çka të shkruajë për ty. Ata që të kanë njohur e dinë çfarë njeri ke qenë”, ka shkruar ajo.
Pas lajmit për vdekjen e tij, piktorë të shumtë e kanë kujtuar atë duke shpërndarë fotografi dhe kujtime me të në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Mentor Ejupi ka qene duke jetuar dhe vepruar në Hamburg të Gjermanisë, ku hapi edhe ekspozita te ndryshme të artit pamor.