Të fundit

Zemaj: Qeveria e ka degraduar Shëndetësinë, interesimin e kanë në “kapjen e pozitave”

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qasje ndaj shëndetësisë dhe degradimi i sistemit po vazhdon.

Sipas tij, qeveria s’ka interesim për menaxhimin e avancimin e shërbimeve shëndetësore, shkruan Paparaci.com.

“Interesimi kryesor i kësaj qeverie mbetet kapja e pozitave nga militant politik; filluan me Bordin e SHSKUK, menaxhmentin, bordet profesionale e tashmë kanë arritur interesin primar e që del të jetë i madh “prokurimin e tenderët një burimor”, dmth pasurimin e jo ruajtjen e shëndetit publik!”, ka shkruar Zemaj.

Për katër muaj sipas Zemajt Kosovën e kanë lëshuar 104 mjekë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Qasja në sektorin e shëndetësisë nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon.

Interesimi i kësaj qeverie nuk është menaxhimi e as avancimi i shërbimeve shëndetësore, këtë e kemi thënë që nga fillimi.

Interesimi kryesor i kësaj qeverie mbetet kapja e pozitave nga militant politik; filluan me Bordin e SHSKUK, menaxhmentin, bordet profesionale e tashmë kanë arritur interesin primar e që del të jetë i madh “prokurimin e tenderët një burimor”, dmth pasurimin e jo ruajtjen e shëndetit publik!

Ndërsa, mjekët largohem çdo ditë, qindra mjekë dhe infermierë po ikin; vetëm për katër muaj të këtij viti, 104 kanë ikur.

Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim!. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci