Të fundit

Bajrami për asamblistin e VV-së që mori pozitë në QKUK: Me siguri është ekspert i tenderëve njëburimor

Nexhat Halili, asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Vitisë është zgjedhur drejtor i departamentit të Prokurimit ne Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), institucion i cili brenda vitit zhvillon prokurime me dhjetëra miliona euro.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami duke ironizuar me emërimin e tij në këtë pozitë.

“Me siguri është ekspert i tederave një burimor/me negocim të drejtëpërdrejtë.”, ka shkruar Bajrami në postimin e saj në Facebook.

 

Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht kritikohet se ka ka vendosur njerëz partiak në pozita të rëndësishme shtetërore. /Paparaci.com/ 

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci