Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken, ka bërë të ditur se SHBA-ja do të vendosë sanksione të reja kundrejt Rusisë.
Blinken kështu bëri të ditur me anë të një postimi në Twitter, teksa shtoi se këto sanksione do të rrisin presionin te Rusia dhe do t’ia dobësojnë ekonominë dhe fuqinë ushtarake.
“Në koordinim me G7, Australinë dhe partnerët tjerë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të reja Rusisë. Këto sanksione do të rrisin presionin në Rusi dhe do të dobësojnë fuqinë ushtarake ruse, ekonominë dhe fuqinë e saj për të nxitur agresionin e paligjshëm ndaj Ukrainës”, shkroi Blinken.
In coordination with the @G7, Australia, and other partners, the United States is imposing new sanctions on Russia. These sanctions will increase pressure on Russia and degrade Russia’s military, its economy, and its ability to fuel its illegal aggression against Ukraine.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 19, 2023