Të fundit

Misteri i Titanikut, pamjet e reja 3D shpërfaqin anijen si kurrë më parë

Anija më e famshme në botë, Titaniku, është zbuluar si kurrë më parë.

Kjo është bërë përmes skanimit digjital të anijes, që ka shpërfaqur pamje unike 3D duke e bërë të mundur që Titaniku të shihet pastër, si të ishte mbi sipërfaqe të tokës, raporton BBC.

Më shumë se 1500 njerëz vdiqën kur anija goditi një ajsberg në udhëtimin e saj të parë nga Southampton në Nju Jork.

Shpresa është se ky skanim do të hedhë dritë mbi atë që ndodhi saktësisht me anijen e Titanikut, e cila u fundos në vitin 1912.

Titaniku është eksploruar gjerësisht që nga zbulimi i rrënojave në vitin 1985. Mirëpo anija është kaq e madhe sa në errësirën e thellësisë, kamerat mund të tregojnë vetëm disa nga pamjet magjepsëse të anijes në kalbje, kurrë të gjithën.

Skanimi i ri kap rrënojat në tërësinë e tij, duke zbuluar një pamje të plotë të Titanikut. Ai shtrihet në dy pjesë, mes harkut dhe skajit, në distancë rreth 800m. Anija shpërfaqet e rrethuar edhe nga mbetje.

Skanimi u krye në verën e vitit 2022 nga Magellan Ltd dhe Atlantic Productions, të cilët po bëjnë një dokumentar për projektin.

Nëndetëset që fotografuan pamjet, u kontrolluan nga distanca nga një ekip në bordin e një anijeje të specializuar. Ato u lanë më shumë se 200 orë duke vëzhguar gjatësinë dhe gjerësinë e Titanikut.

Në fund u nxorrën më shumë se 700,000 imazhe nga çdo kënd, duke krijuar një rindërtim të saktë 3D të anijes.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci