Të fundit

Xhaferi: Ky është viti i Prishtinës, qeveria nuk mund të na ndal

Në një emision, është diskutuar lidhur me bllokimin e të hyrave vetanake të kryeqytetit me drejtorin për Investime Kapitale, Krenar Xhaferi.

Ai thënë se përkundër bllokimit të të hyrave vetanake të kësaj komune nga qeveria, plani për investime kapitale po shkon ashtu siç janë planifikuar.

Sipas tij, drejtoria që ai drejton planin dhe buxhetin për investime kapitale e ka përfunduar qysh në tetor të vitit të kaluar, ndërsa që me 5 janar ka shpallur të gjithë tenderët për këto investime.

Në anën tjetër, bllokimin e mjeteve vetanake nga qeveria e ka quajtur të pakuptimtë, ngase në vitin 2022 buxheti për investime ishte 45 milionë euro, ndërsa të hyra të bartura poashtu 45 milionë euro të tjera.

“Ky është viti ynë, kemi afërsisht 100 kontrata të cilat jemi duke i punuar në terren, poashtu planifikimin për investime kapitale e kemi përcjellë për tenderim me 5 janar pra është një dinamik e jashtëzakonshme në vitin 2023. Nuk ka ndodh më herët që planifikimi të përcjellet me 5 janar dhe ky është trendi që e kemi kap, tani shumica e kontratave janë nënshkruar dhe operatorët janë duke punuar në terren, ndërsa që brenda këtij muaji do të nisin të gjitha kontratë për investime kapitale për këtë vit”, ka thënë shefi i investimeve në Prishtinë, Krenar Xhaferi në T7.

Sipas tij, një keqplanifikim i qeverisë së kaluar dhe vonesa prej 6 muajve nga ana e qeverisë për shpalljen e ligjshmërisë për mjetet e bartura, ka bërë që niveli i investimeve të mos jetë i kënaqshëm.

“Prishtina si kryeqytet duhet ta ketë vëmendjen e nivelit qendror pasi janë shumë projekte të ndërlidhura, në këtë përveç se nuk e kemi pas vëmendjen edhe jemi blloku, por pavarësisht sfidave që kemi me nivelin qëndror ne nuk do të ndali, ne me planifikim kemi zënë gjithë vitin, do të jetë viti me së shumti me investime në kryeqytet që nga paslufta dhe askush nuk do të mund të na ndal pavarësisht bllokadave nga qeveria” ka shtuar ai.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci