Të fundit

I kërkoi para të burgosurit për t’ia falur dënimin, zyrtari i burgut kapet nga policia

Një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicën e Jugut ka kërkuar para nga një i dënuar për t’ia falur një pjesë të dënimit të mbetur.

Policia me të marrë vesh informacionin dhe ka filluar hetimet dhe kështu ka rezultuar që në një pikë të derivateve është ndaluar i dyshuari.

Në veturën e tij janë gjetur 1300 euro të cilat ishin të shënjestruara për hetimin e fshehtë, ndërsa marrëveshja kishte qenë që pjesa tjetër e parave të paguhet “pasi të kryhet puna”.

“I dyshuari është arrestuar, ndaj tij është iniciuar rasti ‘marrja e ryshfetit’, ai është intervistuar në prani të avokatit të tij dhe më pas, me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.”, shkruan policia.

Kjo është komunikata e plotë:

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Mitrovicë Jugu, pas pranimit të një informacioni, nën dyshimin se një person nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në Qendrën e Paraburgimit ne Mitrovicë Jugu, ka kërkuar të holla nga një i dënuar, kanë filluar ta trajtojnë rastin në aspektin policor.

I dyshuari, Sh.H., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar), dyshohet se nga një i dënuar që ishte në vuajtje të dënimit, për t’i mundësuar të njëjtit ‘faljen e një pjesës të mbetur të dënimit’, si shpërblim i ka kërkuar 2500 euro. I dyshuari gjysmën e kësaj shume e kishte kërkuar tani dhe gjysmën tjetër ‘kur të përfundon punën’.

Policia, duke zbatuar masat e fshehta të hetimit, më 19.05.2023, në ora 18:55, në parkimin e një pike të derivateve në Mitrovicë, ka ndalur një veturë dhe gjatë kontrollit (nën ulëse, në një sirtar të vogël) ka gjetur 1300 euro të cilat ishin të shënjestruara për hetimin e fshehtë.

I dyshuari është arrestuar, ndaj tij është iniciuar rasti ‘marrja e ryshfetit’, ai është intervistuar në prani të avokatit të tij dhe më pas, me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci