Të fundit

Gjysma e liqeneve të botës po humbasin ujë

Më shumë se gjysma e liqeneve të botës po humbasin ujë, kryesisht për shkak të ngrohjes globale, sipas një studimi të ri të botuar së fundmi në revistën “Science”.

Mbështetur në studimet e shkencëtarëve, tharja është shkaktuar kryesisht nga ngrohja globale dhe aktivitetet njerëzore.

Por, raporti i bazuar në të dhënat satelitore, nuk përmban vetëm lajme të këqija.

Autorët zbuluan gjithashtu se si mund të reduktohet humbja e ujit.

Liqenet dhe digat natyrore ruajnë rreth 87% të ujërave të ëmbla të Tokës, megjithëse mbulojnë vetëm 3% të sipërfaqes së planetit.

“Në shumë raste këto rezervuarë uji janë nën kërcënim”, thuhet në hulumtimin e realizuar.

Spanja raportoi kohët e fundit se niveli i rezervuarëve në rajonin verilindor të Katalonjës arrin rreth 26% pas disa muajsh thatësire.

Në vitin 2022, kjo shifër ishte 58%

Në Itali, nivelet jashtëzakonisht të ulëta të ujit u regjistruan kohët e fundit në liqenin Garda, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, niveli i ujit është 50% më i ulët.

Vitet e fundit, studimet kanë treguar se vëllimi i liqeneve po zvogëlohet në mbarë botën, me ndryshimin e klimës që përmendet vazhdimisht si një faktor kryesor.

Megjithatë, është e vështirë të përcaktohet saktësisht se çfarë ndikimesh afatshkurtra dhe afatgjata kanë luhatjet klimatike globalisht në ujin e ruajtur në liqene.

Aktivitetet njerëzore si menaxhimi i rezervuarëve, tërheqja e ujit dhe ndryshimet e përdorimit të tokës mund të luajnë gjithashtu një rol.

Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga hidrologu, Fangfang Yao i Universitetit të Kolorados, përdori një teknikë për matjen e ndryshimit të niveleve të ujit në 2.000 liqenet dhe digat më të mëdha në botë, të cilat së bashku përbëjnë rreth 90% të ujit të ëmbël të ruajtur në liqene.

Raporti bazohet në të dhënat e imazheve satelitore të mbledhura midis viteve 1992 dhe 2020.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci