Të fundit

Vdiq pa e ditur se kishte zbuluar Amerikën

Më 20 maj të vitit 1506, në Spanjë në moshën 55 vjeçare ka vdekur detari italian, Kristofor Kolombi, nismëtari i kolonizimit të Hemisferës Perëndimore, pa e ditur se kishte zbuluar një “botë” të re.

Ai ka qenë hulumtues dhe tregtar, i cili ka kaluar i pari Oqeanin Atlantik dhe ka zbuluar Amerikën në vitin 1492 nën flamurin e Kastilës, Spanjë. Ai ka menduar se Toka është relativisht e vogël dhe se mundet me anije të arrihet deri në Lindje të Largët, duke lundruar në drejtim të perëndimit.

Vlerësimi i tij i gabuar rreth madhësisë së Tokës, ka shkaktuar edhe në llogaritjen e rezervave ushqimore dhe të pijeve për një rrugë aq të gjatë, vlerësim i cili ka mundur të shkaktojë edhe dështimin e ekspeditës së tij, por për fat të mirë, në rrugë e ka “penguar” e papritura për atë kohë, kontinenti i panjohur, Amerika.

Prapë se prapë, Kolombi ka vdeur duke menduar se ka zbuluar rrugën për në Indi dhe jo kontinentin e ri, Amerikën, kur më vonë e ka vërtetuar Ameriko Vespuçi, sipas të cilit, edhe e ka marrë emrin ky kontinent.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci