Të fundit

Dy përleshje me armë zjarri në Pejë, policia jep detaje

Dy persona janë arrestuar në rrugën Mustaf Kelmendi në Pejë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy personave të tjerë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë”, thuhet në raport.

Në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Kurse, në rastin tjetër policia ka pranuar informata për të shtëna në rrugën Mbretëresha Teutë, dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në raport thuhet se kanë gjetur dhe konfiskuarnjë gëzhojë të armës, dhe pas shikimit të kamerave kanë identifikuar dy persona të dyshuar.

Policia ka kryer bastisje në shtëpitë e dy personave, ku në njërën shtëpi kanë gjetur dhe konfiskuar 15 fishekë te kalibrit 6 mm dhe 8 fishekë të kalibrit 7 mm.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, kurse tjetri nuk është gjetur në shtëpi.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci