Të fundit

Dy iranianë tentojnë të futen duke mashtruar në Kosovë, mësohet cili ishte qëllimi i tyre

Njëri me pasaportë të Portugalisë e tjetri të Kanadasë – por që të dyja të keqpërdorura. Kështu tentuan të hynë në Kosovë dy iranianë nga Airoporti Adem Jashari.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dy të dyshuarve i janë konfiskuar pasaportat dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba.

Të dy të dyshuarit kishin edhe pasaportat e tyre iraniane, por qëllimi i paraqitjes së pasaportave të huaja ishte marrja e azilit në Kosovë.

“Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritje i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Portugalisë që dyshohet se është keqpërdorur. I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit.

Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritja i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Kanadasë që dyshohet se është keqpërdorur. I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit.”, thotë policia. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci