Të fundit

Qerimi takoi Wieland, diskutuan për fuqizim të partneriteteve me institucione evropiane

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi zhvilloi sot takim me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me ç’rast diskutuan rreth mundësive për fuqizim të partneriteteve me institucione evropiane të arsimit të lartë.

Siç u bë e ditur në komunikatë, Qerimi dhe Wieland eksploruan mundësitë për zbatim të ideve për reformë në administratë publike, një çështje që u potencua si e rëndësisë së lartë dhe me shumë ndikim në zhvillimin e vendit.

Rektori Qerimi u shpreh i lumtur për zhvillimin e këtij takimi.

“Ai falënderoi z. Wieland për bashkëpunimin e gjertanishëm me Kosovën dhe UP-në, ndërkaq theksoi gatishmërinë e universitetit për të iniciuar bashkëpunime konkrete me universitete evropiane.”, u bë e ditur në komunikatë.

Qerimi potencoi edhe dedikimin e Universitetit të Prishtinës për krijimin e kuadrove profesionale, të cilat do i shërbejnë vendit dhe jo vetëm, por njëherësh edhe punën që është duke u bërë në kuadër të institucionit, për të tërhequr studentë të rinj, duke krijuar shumë mundësi për shkëmbime, hapësira moderne dhe nivel cilësor të studimit.

“Gjatë takimit, pjesëmarrësit theksuan që tani, pas epilogut pozitiv lidhur më çështjen e vizave, është krijuar një moment i ri për të shikuar për rrugë të reja të bashkëpunimit, të cilat nga tani e tutje, mund të krijohen më lehtësisht.”, u bë e ditur tutje në komunikatë.

Ata u pajtuan edhe për komunikim të mëtejshëm, për adresim të përbashkët të çështjeve me interes për vendin, e të rinjtë në veçanti.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci