Të fundit

Kampioni i Kosovës në futboll mund të përcaktohet sot

Pasi u vendos kampioni në Superligën e Kosovës në basketboll, radhën tashmë e ka futbolli.

Xhiroja e 35-të mund të jetë përcaktuese për Kampionin e Kosovës në futboll për edicionin 2022/23.

Në orar për ditën e sotme janë pesë ndeshje, teksa Ballkani e ka të domosdoshme fitoren në rast se dëshiron përsëritjen e titullit të kampionit.

Aktualisht, Ballkani i ka dy pikë më shumë se Drita që ndodhet në pozitën e dytë. Por Ballkani do ta ketë të vështirë ndaj Ferizajit që i duhen me doemos pikët për të qëndruar në Superligë.

Ndërkohë, fitoren të rëndësishmen e ka edhe Drita, nëse dëshiron të shpresojë ende në titull të kampionit.

Gjilanasit duhet ta mposhtin Malishevën dhe të tentojnë në ndonjë gabim eventual të kampionit aktual të Kosovës.

Në të kundërtën, nëse Drita nuk fiton e Ballkani po, therandasit do ta festojnë qysh sot titullin e kampionit.

Dukagjini synon fitore ndaj Trepçës ’89 për ta ruajtur vendin e katërt në tabelë.

Pikët ju nevojiten edhe mitrovicasve në luftën e tyre për të mbetur në ligë.

Në ndeshjet tjera, Prishtina llogarit në fitore ndaj të dorëzuarës Drenica, kurse Llapi e pret Gjilanin.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci