Të fundit

​Rënie drastike e qarkullimit të mallrave me tren, këto janë arsyet sipas “Trainkos”

Qarkullimi i mallrave me tren në Kosovë ka rënie drastike në vitin 2022 dhe në pesë muajt e vitit 2023. Kjo rënie në zero transport në muajt e fundit vlerësohet se po ndodhë për arsye të infrastrukturës hekurudhore e cila është në gjendje të rëndë.

Drejtues të kompanisë publike “Trainkos” thanë se gjendja e rëndë infrastrukturore hekurudhore në Kosovë nuk po iu mundëson bizneseve të Kosovës transportin e mallrave në rajon dhe në tregjet e Bashkimit Evropian, si dhe anasjelltas.

Nga kjo kompani tregojnë po ashtu se faktori kryesor i rënies së shërbimeve me tren është mungesa e modernizimit të linjave.

Përkundër që Kosova vazhdon të paguajë kredi ndërkombëtare për realizimin e projektit të përbashkët me donacion nga Bashkimi Evropian për modernizimin e linjave hekurudhore, ky projekt ka mbetur pa përfunduar. Rehabilitimi i segmentit hekurudhor Fushë Kosovë – Han i Elezit është në riparim e sipër që prej vitit 2019 dhe fillimisht, ka qenë e paraparë që punimet të përfundojnë në vitin 2021.

Sipas raporteve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për transportin hekurudhor për disa muaj të fundit, sasia e mallrave të transportuara me tren, në neto ton, ishte zero.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit për Zhvillimin e Biznesit, Sefedin Sefaj në “Trainkos”, ka renditur sfidat me të cilat ballafaqohet kjo kompani.

Ai ka thënë se kjo rënie drastike ka ndikuar edhe për shkak të mos përfundimit të projektit për modernizimin e linjave hekurudhore, i cili ishte i paraparë të përfundojë në vitin 2021.

“Zbatimi i projektit që është i përbashkët me donacion nga Bashkësia Evropiane, me kredi të buta nga Banka për Investime dhe buxheti i Kosovës, ka filluar modernizimi i linjës hekurudhore, i cili është i ndarë në tri faza. E para Fushë Kosovë-Hani Elezit ka filluar në vitin 2019, ka qenë e paraparë të përfundojë në dhjetor 2021, ajo nuk ka ndodhur. Prandaj ata kanë ardhur edhe tek problemet te transporti i mallrave, pasi që linja është mbyllur tërësisht. Kanë ndodhur edhe disa probleme të paparashikueshme me tunele dhe për ata transporti nuk mund të zhvillohet.. Kjo gjendje është edhe prej një faktori kryesor pse ka rënie të transportit të mallrave, pas parasysh se kjo gjendje, ka krijuar probleme dhe me kompaninë stratigjikisht të rëndësishme që nga viti 2007, është ‘Ferronikeli’. Ata kanë pasur edhe një tranzicion që ka ndikuar gjithashtu në transport të pronësisë, kjo ka reflektuar që ne në vitin 2022 kemi rënie drastike te transportit dhe kjo po vazhdon. Derisa në vitin 2010/11 dhe në atë 2014 kemi pas transport mbi një milion, që kemi qenë krenar, pasi janë mundësuar të plotësohen edhe shpenzimet për të operuar… 4:36 Vitin 2022 ka pas vetëm pak, 22 mijë e 500 ton”, thotë Sefaj.

Sefaj thekson po ashtu se ka interesim te bizneseve për të transportuar mallra me tren, porse fillimisht duhet të përmirësohet infrastruktura.

“Interesimi është, por duhet të prezantojmë bizneseve gjithmonë, e kërkojnë shërbimin më shpejtë. Ne gjithmonë e prezantojmë gjendjen dhe ato biznese pastaj gjejnë alternativa të tjera. Një rast e kemi me transportin e xehes për ‘Ferrenokilin’, të cilët që nga viti 2007 kanë transportuar me hekurudha, tani duhet të gjejnë një alternativë t’i plotësojnë nevojat e veta nga lënda e parë e cila importohet. Por, strategjikisht duhet të punohet që transportet që i përkasin hekurudhores duhet të transportohen me hekurudhë”, thekson ai.

Sefaj në një intervistë për KosovaPress thotë se është e domosdoshme të rregullohet sa më shpejtë infrastruktura hekurudhore në mënyrë që të përfitojë Kosova nga kjo.

“Kjo dashtë e pa dashtë është që të mbrohen rrugët tona dhe të plotësohen kriteret që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit. Potenciali është i madh, i xeheve, i lëndës së parë, të minierave, mineraleve që duhet i tëri të transportohet me hekurudhor. Pastaj, kemi derivatet e naftës e shumë potenciale tjera që me disa politika që i krijon shteti dhe disa parakushte që duhet plotësuar kompanitë hekurudhore, atëherë do të jetë i kënaqur edhe komuniteti i biznesit dhe shteti”, potencon ai.

Ai thekson se pavarësisht se qeveria në projektet e saj i ka dhënë prioritet infrastrukturës hekurudhore, problemi qëndron tek pjesa e jugut të vendit, pasi sipas tij ka stagnuar në realizimin e projektit.

“Qeveria në planet e veta i ka prezantuar në një dokument i cili është i rëndësishëm për të ardhmen e zhvillimit të sektorit hekurudhor në përgjithësi dhe transportit. Ajo është strategjia e transportit multimodal, e cila është aprovuar në janar të këtij viti, që është për vitet 2023/30. Nga kjo janë të parapara të gjitha ato procese, modernizimi i linjave, sipas një plani te precizuar. Operimi me trena, me mjete lëvizëse të cilat janë konform atyre linjave të modernizuara, dhe pjesa e legjislacionit, pa të cilën nuk mund të funksionojë transporti hekurudhor në përgjithësi… 8:27 Pra, prioriteti në modernizim të linjave është i theksuar nga qeveria, nga njerëzit që janë kompetent dhe projektet janë në progres. Problemi është që pjesa jug ka stagnuar në realizmin për një vit e katër muaj tash dhe pritet që të jetë edhe disa muaj”, thotë Sefaj.

Ndërkaq, qarkullimi i mallrave të transportuara me hekurudhë në Shqipëri për tremujorin e parë 2023 është 149 mijë ton, duke u rritur kështu me 5,0 %, në krahasim me tremujorin e parë 2022.

Në Shqipëri volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në mijë ton-km rezultoi 5.165, duke u rritur me 1,7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci